» Përse Rama e “do” Metën në fushëbetejë të hapur?…

Përse Rama e “do” Metën në fushëbetejë të hapur?…

Tashmë është e qartë për të gjithë. Koha kur Ilir Meta dhe Edi Rama do të ndeshen ballë për ballë po afrohet me shpejtësi. Mosdurimi i Ramës, për tu ndeshur me Presidentin, si një politikan i angazhuar, lidhet me një skenar që ka në qendër “shkatërrimin” e LSI dhe për të krijuar përsëri iluzionin se “tepsia” e pushtetit, duhet të ndahet 50% me 50% ndërmjet PS dhe PD. Ose e thënë ndryshe, krijimi i kushteve, për ripërsëritjen e një Fushate Zgjedhore të ngjashme me katastrofën e vitit 2017.
Dukshëm kryeministri, që synon të fitojë edhe zgjedhjet e parakohshme, do që të ketë përballë një Opozitë çalamane, me një LSI të dëmtuar rëndë dhe me një president “komod” dhe të rehatshëm, që të mos e ketë emrin Meta, por Ruçi ose Lleshaj. Numrat nuk mungojnë në Parlamentin e deformuar që është sot.
Por mos ndoshta koha, nuk punon kësaj rradhe për kryeministrin?
Duke e nxjerrë Metën jashtë kornizës së Presidentit, mos vallë po ja vështirëson vetes ekuacionin politik, që deri tash nuk mund të thuhet se po i ecën mbarë?
Koha do ta tregojë, por numrat e sondazheve rrëfejnë se Rama, po ecën qorrazi në një rrugë pakrye dhe këshilltar kryesor deri tash, duket se ka vetëpëlqimin dhe jo arsyen…
Në këtë rast aq më mirë për kundërshtarët e kryeministrit.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera