» Dhjetë prerjet më të shtrenjta të flokëve, nga 400 dollarë në 8 milionë dollarë…

Dhjetë prerjet më të shtrenjta të flokëve, nga 400 dollarë në 8 milionë dollarë…

Njerëzit e famshëm në botë, bëjnë edhe një jetë shumë lukzoze. Ata promovojnë modelet më të fundit në një shoqëri, të cilat më vonë kopjohen nga njerëzit e zakonshëm. Prerja e flokëve, luan një rol të rëndësishëm në imazhin e përgjithshëm të një personi. Dhe disa prej vipave, kanë paguar shuma të çmendura për prerjen e flokëve të tyre. Ja cilët janë 10 prej tyre:

Image result for oribe hair stylist jennifer lopez

1.Xhenifer Lopez

Oribe është një nga parukierët më të njohur të vipave në SHBA. Dhe këngëtarja e njohur Xhenifer Lopez, ka shpenzuar në një rast 400 dollarë, për të prerë dhe stiluar flokët tek ai. Ajo shkon në sallonin e tij çdo muaj, qoftë edhe vetëm për të dalë nga rutina.

Image result for jennifer aniston friend

2.Xhenifer Aniston

Modeli me të cilin është bërë e famshme në serialin “Friends”, është stiluar në sallonin e parukierit të njohur Kris Mekmilan. Ky stilist, merr thuajse 600 dollarë vetëm për një prerje flokësh. Që në fillim të karrierës së tij, Mekmilan nuk ndoqi tendencat normale, por krijoi tendenca të reja, që më pas u bënë shumë në modë.

Image result for Ursula Stephen rihanna

3.Rihhana

Rihanna është një këngëtare e famshme në të gjithë botën. Ajo shquhet shpesh duke performuar në koncerte me stile flokësh unike. Rihana është shprehur se flokët janë një nga gjërat më të rëndësishme të gjithë imazhit të saj. Dhe kjo falë parukieres Ursula Stefwn, që i merr gati 2000 dollarë për një prerje flokësh.

Image result for michael Douglas 1969

4.Majkëll Dagllas

Në vitin 1969, aktori amerikan pagoi gati 1000 dollarë, 6000 dollarë me kursin e sotëm, për një prerje floksh. Kjo është një kosto shumë e madhe, që nuk mund të përballohet nga të gjithë. Në atë kohë atij, Dagllas fitoi një çmim kinematografik, dhe doli në skenë me një prerje flokësh unike.

Image result for Dejvid Bekam

5.Dejvid Bekam

Ish-futbollisti i famshëm anglez, Dejvid Bekam, cilësohet si një nga personalitetet më elegantë të botës së shoubizit, pikërisht për shkak të pamjes së tij. Ai paguan 6000 dollarë çdo herë që pret flokët. Por kjo shumë nuk është problem për të. Pasi Bekam është imazhi kryesor i disa markave të njohura, kryesisht në fushën e kozmetikës.

Image result for Beverley Lateo

6.Bevereli Lateo

Biznesmeni italian, u bë i famshëm për prerjen e flokëve nga parukieri i njohur anglez Stjuart Filips. Në një rast ai pagoi plot 16 mijë dollarë për një prerje flokësh në Londër. Udhëtimi i tij drejt kryeqytetit anglez ishte luksoz, i shoqëruar me masazhe dhe trajtime të ndryshme spa.

Image result for Hassanal Bolkiah Ken Modestou

7.Sulltani i Bruneit Hasanal Bolkiah

Ai paguan plot 31 mijë dollarë gati çdo muaj, për të pasur një prerje perfekte flokësh nga berberi i tij i preferuar Ken Modestou, në sallonin e tij në Londër. Dhe këtë e bën prej 16 vitesh. Por kjo gjë nuk është aspak një sakrificë për sulltanin. Ai ka një pasuri marramendëse prej mbi 20 miliardë dollarësh.

Image result for Memi Ajzenhauer

8.Ish-zonja e parë  e SHBA-së, Memi Ajzenhauer

Ishte një nga zonjat amerikane, që i paraprinte tendencave të fundit të modës në vitet 1950. Ajo i priste gjithmonë flokët tek salloni “First Lady” në Paris, dhe parukierja e saj ishte Elizabet Arden. Çmimi që ajo paguante mbetet ende i panjohur. Por mendohet se ka qenë i kripur, për shkak se ai sallon, qe një ndër më të shtrenjtët në botë për kohën.

Image result for Xhon Dejoria Leeza Gibbons

9.Xhon Dejoria

Xhon Dejoria një biznesmen i njohur i botës së modës. Kur parukueria Liza Gibons i preu flokët në vitin 2005, ai i pagoi gati 4 milionë dollarë për këtë shërbim special. Ai dhuroi flokët e tij për një bamirësi në favor të Kryqit të Kuq, në ndihmë të viktimave të cunamit shkatërrues që goditi Tajlandën.

Image result for anne hathaway sell hair

10.Ana Hedhwuej

Aktorja u pagua 8 milionë dollarë për një prerje flokësh, për një arsye shumë specifike. Edhe ajo i shiti flokët e saj për bamirësi. Aktorja i mban zakonisht flokët e gjata. Pas prerjes, ajo ngjante më shumë me një djalë. /Përshtatur nga CNA.al

 


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera