» Zbuloni përfitimet shëndetësore që merrni nga fiku

Zbuloni përfitimet shëndetësore që merrni nga fiku

Një prej frutave të shijshme të sezonit veror është edhe fiku, që ka shumë vlera ushqyese. Kushdo që ka provuar një fik të freskët, e di mirë që ka shijen e një përzierje mes mjaltit dhe kokrrave të vogla.

Fiku është i rëndësishëm për sistemin imunitar pasi ka përbërje fibrash, të cilat ndihmojnë me tretjen. Por nëse konsumoni fiq, mund të parandaloni sëmundjet kardiovaskulare. Kjo ndodh sepse ka kalium, i cili është një mineral i rëndësishëm për zemrën.

Një prej përfitimeve të tjera që mund të merrni nga fiku është vitamina A.

Trupi e përdor vitaminën A:

-për të krijuar qeliza të reja të kuqe dhe të bardha të gjakut, të cilat janë të rëndësishme për imunitetin;

-ndikon në shëndetin e syve;

-ndihmon me shëndetin riprodhues.

Ndër të tjera, fiku ka magnez, burim të cilin e ruan edhe kur thahet. Magnezi është një lëndë ushqyese e rëndësishme për:

– funksionin e muskujve dhe nervave;

– shëndetin e kockave;

– ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe presionit të gjakut.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera