» Kujdes! Krahas fiskalizimit, sistemi i ri do gjurmojë dhe pasuritë dhe pronat e bizneseve

Kujdes! Krahas fiskalizimit, sistemi i ri do gjurmojë dhe pasuritë dhe pronat e bizneseve

Duke filluar nga viti i ardhshëm, tatimpaguesit që kanë prona të shumta ose i blejnë ato, por nuk i justifikojnë këto prona me të ardhurat zyrtare që kanë nga bizneset, do të jenë në radarin e institucioneve, pasi do të jenë të dyshuara për evazion. Prona të tilla si apartamente, toka, makina lukzoze, jahte, anije, vepra arti, aksione, kriptomonedha, etj do të mund të identifikohen përmes një Regjistri Qendror të Pasurive të Patundshme dhe atyre të Luajtshme, ashtu siç do të jetë lehtësisht i identifikueshëm dhe ndryshimi i pronësisë së tyre.

Nga 1 janari pritet të hyrë në fuqi ligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ashtuquajtur ligji i fiskalizimit. Projekti synon që, duke nisur nga data 1 Janar 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen tek Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga 1 Janari 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri – tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike. Sistemi është ndërtuar tashmë nga kompania kroate NEO, që fitoi një vit më parë tenderin prej 15 milionë eurosh i Sistemit të Menaxhimit dhe Kontrollit të Faturave.

Krahas sistemit të ri të faturimit, kushtet e tenderit parashikonin ndër të tjera dhe krijimin e një nën-sistemi, që do të mundësonte gjurmimin e pasurive të tatimpaguesve. “Qëllimi i këtij nënsistemi “Pasuria e tatimpaguesit” është të krijojë një sistem unik për monitorimin e pasurisë së tatimpaguesve, parandalimin e evazionit fiskal, rritjen e efikasitetit të mbledhjes së tatimit dhe automatizimin, përmirësimin dhe shumëllojshmërinë e procesit të mbledhjes së tatimit nga pasuria”, thuhej në dokumentet e tenderit.

Sipas kërkesave, rezulton se tatimorët do të arrijnë të marrin informacion real për pasuritë e tatimpaguesve, pasi ofertuesi duhet të krijojë “Katalogun e pasurisë të tatimpaguesit” si dhe një “Regjistër Qendror gjithëpërfshirës i Pasurive te Patundshme”. Në të do të përfshihet regjistrimi i ndërtesave dhe të tokës dhe pronarëve të tyre në Republikën e Shqipërisë. “Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme duhet të përcaktohet në mënyrë të tillë që një pjesë e të dhënave të pandryshuara të patundshmërive të përcaktohet si një njësi e veçantë që automatikisht do të lidhet me regjistrin e tokave me qëllim të marrjes së të dhënave të pasurive të paluajtshme”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme ndër të tjera duhet të sigurojë një model transaksional të shitësve dhe të blerësve të pronave, vlerës së pasurive të paluajtshme dhe burimit të fondeve të blerjes së pronës.

SI DO TË FUNKSIONOJË REGJISTRI
Kërkesat themelore funksionale që ka siguruar sistemi janë si më poshtë:
Hartimi i Katalogëvë të pasurisë të tatimpaguesit.

Hartimi dhe zbatimi i një Regjistri Qendror gjithëpërfshirës të Pasurive te Patundshme (RQPP) të Republikës së Shqipërisë.
Regjistri Qendror i Pasurive të Patundshme duhet të përfshijë regjistrimin e ndërtesave dhe të tokës dhe pronarëve të tyre në Republikën e Shqipërisë.

Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme duhet të përcaktohet në mënyrë të tillë që një pjesë e të dhënave të pandryshuara të patundshmërive të përcaktohet si një njësi e veçantë që automatikisht do të lidhet me regjistrin e tokave me qëllim të marrjes së të dhënave të pasurive të paluajtshme

Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme duhet të mbështesë regjistrin e transaksioneve individuale për çdo ndryshim të pronësisë së paluajtshme

Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme duhet të lejohet të marrë informata përkatëse të ndryshueshme për çdo pronë individuale me qëllim të krijimit të një baze të dhënash të kërkuar për tatim (statusi i pasurive të paluajtshme, përshkrimi i pronës, sa është prona e pajisur, etj.)

Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme duhet të sigurojë një model transaksional të shitësve dhe të blerësve të pronave, vlerës së pasurive të paluajtshme dhe burimit të fondeve të blerjes së pronës

Zhvillimi i një regjistri Qendror gjithëpërfshirës të Pasurive të Luajtshme (RQPL) të Republikës së Shqipërisë
Regjistri Qendror i Pasurive të Luajtshme duhet të përfshijë të dhënat e automjeteve rrugore, avionëve, anijeve, pronave luksoze, veprat e artit dhe pronarëve të tyre në Republikën e Shqipërisë

Duhet të mbështesë regjistrin e transaksioneve individuale për çdo ndryshim të pronësisë së luajtshme

Regjistri Qendror i Pasurive te Luajtshme duhet të lejohet të marrë informata përkatëse të ndryshueshme për çdo pronë individuale me qëllim të krijimit të një baze të dhënash të kërkuar
për tatim (statusi i pasurive të luajtshme, përshkrimi i pasurisë së luajtshme, etj.)

Regjistër Qendror i Pasurive të Luajtshme duhet të sigurojë një regjistër transaksional për lëvizjet e shitësit dhe blerësit, vlerën e pasurisë së luajtshme dhe burimet e blerjes së pasurisë së luajtshme

Do të zhvillohet dhe zbatohet një regjistër Qendror gjithëpërfshirës të pasurive të luajtshmetë Republikës së Shqipërisë

Regjistër Qendror i Pasurive të Luajtshme duhet të përfshijë të dhënat e pronësisë intelektuale, pronës industriale (patentat, vulat tregtare, dizajnin industrial, origjinën gjeografike etj.). Të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me to dhe pronarët e tyre në Republikën e Shqipërisë

Regjistër Qendror i Pasurive të Luajtshme duhet të mbështesë evidentimet e transaksioneve individuale për çdo ndryshim individual të pronësisë së luajtshme

Regjistër Qendror i Pasurive të Luajtshme duhet të sigurojë një model transaksional të shitësit dhe blerësit për pasuritë e luajtshme, vlerën e pasurive të luajtshme dhe burimet e fondeve për
blerjen e pasurive të luajtshme

Ofertuesi duhet që të zhvillojë dhe zbatojë regjistrin gjithëpërfshirës Qendror të pasurive financiare (RQPF) të Republikës së Shqipërisë

Regjistri Qendror i Pasurive Financiare duhet të përfshijë të dhënat e aseteve financiare: aksionet e biznesit, letrat me vlerë, aksionet në fondet e investimeve dhe subjektet e tjera të ndërmarrjeve të përbashkëta, derivateve, kriptovalutat, etj.

Regjistri Qendror i Pasurive Financiare duhet të mbështesë evidentimet e transaksioneve individuale për çdo ndryshim individual të pronësisë së pasurisë financiare
Regjistri Qendror i Pasurive Financiare duhet të sigurojë një model transaksional të shitësit blerësve të pasurisë financiare, vlerën e aseteve financiare dhe burimet e fondeve për blerjen e pasurisë financiare

Regjistri Qendror i Pasurive Financiare duhet të ofrojë, nëpërmjet shërbimit WEB, azhurnimin dhe validimin e të dhënave me institucionet përkatëse, përkatësisht regjistrat e tyre, të cilët janë përgjegjës për monitorimin e tregut të kapitalit

Ofertuesi duhet të zhvillojë dhe zbatojë Regjistrin Qendror të Tatimeve të Vlerësuesve të certifikuar të Pasurisë (RQTVP) me atributet përkatëse me vlerësuesit
Ofertuesi duhet të zhvillojë dhe zbatojë regjistrin Qendror të vlerësimit të pasurisë (RQTV)

Ofertuesi duhet të zhvillojë dhe zbatojë algoritme për valorizimin automatik dhe vlerësimin e çmimit të shitjes së një aseti të caktuar bazuar në të dhënat nga RQTV. Algoritmet e vlerësimit automatik duhet të jenë specifike për secilin lloj të aseteve sipas atributeve të aseteve të përshkruara

Nënsistemet që mbulojnë fushën e pasurisë së tatimpaguesve duhet të përcaktohen në mënyrë të tillë që organet shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe personat me autoritet publik të mund të marrin përsipër mundësinë e futjes së të dhënave kur lidhin kontratë për një pronë të caktuar

Organet publike të Republikës se Shqipërisë dhe personat me autoritet publik duhet të aksesojne regjistrat bazuar në autentifikimin ne sistem duke perdorur certifikatën e tyre me nenshkrim elektronik.

Të gjitha pasuritë e tatimpaguesve duhet të jenë në dispozicion për sa i përket qartësisë në kartën e tatimpaguesit (kartela RTP).
Në rast të shikimit te pasurisë të një tatimpaguesi, është e nevojshme të jetë në gjendje të marrë një pasqyrë historike të aktiveve të tatimpaguesit. /Monitor/


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera