» Rindërtimi i qendrave shëndetësore, Rama: Brenda vitit 100 ndërtesa, vitin e ardhshëm …

Rindërtimi i qendrave shëndetësore, Rama: Brenda vitit 100 ndërtesa, vitin e ardhshëm …

Qendrat shëndetësore dhe poliklinikat qendrore në vendin tonë tashmë janë transformuar me kushte bashkëkohore duke iu ofruar atyre shërbime më të specializuara mjekësore. Puna për rindërtimin e tyre po vijon ku 80 qendra kanë përfunduar dhe pritet që 120 të tjera t’i vijnë në shërbim qytetarëve vitin e ardhshëm.

“Vijon puna për rindërtimin brenda vitit të 100 qendrave shëndetësore, nga poliklinika qendrore tek qendrat shëndetësore në qytete e fshatra, nga veriu në jug, të cilat u shtohen 80 qendrave të rindërtuara vjet dhe do të pasohen nga 120 të tjera, vitin e ardhshëm”, shprehet kryeministri Edi Rama nw profilin e tij.

Me buxhetin e vitit 2019, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po rindërton 100 qendra shëndetësore, pjesë e programit kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave brenda këtij mandati qeverisës.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera