» Aksident i rëndë tek “Unaza e Re” në Tiranë. Policia jep sqarime

Aksident i rëndë tek “Unaza e Re” në Tiranë. Policia jep sqarime

Një burrë rreth 55 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re, ku ka gjetur vdekjen një kalimtar i rastit, ende i pa identifikuar.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rastin.

Njoftimi: 

Rreth orës 21:15, në rrugën “Teodor Keko”, automjeti me drejtues E. S., 32 vjeç ka goditur një këmbësor rreth 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e 55 vjeçarit që ndërroi jetë.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera