» Apeli i tatimeve, nesër afati i fundit për dividendin 8%

Apeli i tatimeve, nesër afati i fundit për dividendin 8%

Kompanitë kanë afat deri më 20 gusht për të përfituar nga lehtësia fiskale që qeveria aplikoi për to, uljen e dividendit në 8%. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se afati deri nesër vlen për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitin 2018, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara.

Për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë, afati që biznesi ka në dispozicion është 30 shtatori. Administrata bën të ditur gjithashtu, se në rast se nuk zbatohen kushtet e mësipërme për vitet 2018 e më përpara, tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividendin.

Sipas DPT-së, pavarësisht nga koha kur kryhet pagesa e dividendëve për përfituesit, pagesa e tatimit mbi dividentin është detyrim i pavarur nga fakti nëse është bërë ose jo shpërndarja e tij. Mosrespektimi i këtij afati është i dënueshëm administrativisht, sipas penaliteteve të zbatueshme bazuar në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera