» Iu vonua sanduiçi, klienti i pakënaqur vret kamerierin

Iu vonua sanduiçi, klienti i pakënaqur vret kamerierin

Një kamerier në një restorant në Seine-Saint-Denis në Francë u godit fatalisht të premten nga një klient i pakënaqur. Shkak për ngjarjen e rëndë është vonesa e porosisë.

Ashtu si bëjnë me dije mediat vendase, mëngjesin e së premtes, një klient i pakënaqur ka vrarë kamerierin 28-vjeçar, pasi sanduiçi i tij nuk ishte përgatitur në kohë.
Rreth orës 9:00 të së premtes, punonjësit e restorantit të vogël, i vendosur në rrëzë të një ndërtese në Noisy-le-Grand, njoftuan oficerët e policisë se “një prej kolegëve të tyre u qëllua dhe u plagos”, tha një burim i afërt me policinë.

Edhe pse kolegët njoftuan menjëherë ambulancën, i riu nuk mund t’i shpëtonte plagës së marrë në shpatull.

Ndërkaq autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet nga policia. Organet e drejtësisë kanë deklaruar se kanë hapur një hetim për vrasje, që i është besuar policisë gjyqësore të Seine-Saint-Denis.

Të shtunën, para restorantit që shërben pica dhe sanduiçe, disa banorë shprehen të tronditur shumë nga drama. “Ai u vra për një sanduiç”, thotë një banor.
“Është e trishtueshme,” thotë një grua 29-vjeçare, “është një restorant i qetë, pa probleme, i hapur vetëm disa muaj më parë.”

Banorët e tjerë, megjithatë, tregojnë gjendjen shpirtërore të lagjes: “ka plot probleme këtu”, tha Jeremy, 40 vjeç, duke iu referuar trafikut të drogës. “Shpesh ka njerëz të alkoolizuar,” tha ai.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera