» Probleme në frymëmarrje dhe temperaturë/ Cigaret elektronike po shkaktojnë këtë sëmundje të rëndë

Probleme në frymëmarrje dhe temperaturë/ Cigaret elektronike po shkaktojnë këtë sëmundje të rëndë

Mjekët amerikanë po përhapin një “alarm” mes njerëzve që konsumojnë cigaret elektronike duke investiguar rreth 100 raste të një sëmundjeje misterioze të mushkërive e cila besohet të ketë lidhje me to.

Shumica e personave që janë sëmurur janë adoleshentë ose të rinj. Një numër i madh personash janë shtruar në spital ndërsa shumë prej tyre ndodhen në gjendje kritike dhe po mbahen në jetë me anë të aparaturave.

Simptomat e kësaj sëmundjeje misterioze përfshijnë probleme në frymëmarrje, dhimbje në gjoks, marrje fryme etj. Autoritetet shëndetësore thonë që ka pasur edhe raste të sëmurësh me temperaturë, kollë, të vjella dhe diarre.

Cigaret elektronike po përdoren gjithnjë e më tepër me kalimin e viteve, edhe pse ka shumë pak studime që analizojnë efektet e tyre në terma afatgjatë.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera