» Në Shqipëri u zbulua pajisja 100 vjeçare/ Doktor Vargu: Më interesant radiografia e prishur e onkologjikut dhe drejtori i huazuar nga Digitalb

Në Shqipëri u zbulua pajisja 100 vjeçare/ Doktor Vargu: Më interesant radiografia e prishur e onkologjikut dhe drejtori i huazuar nga Digitalb

Një pajisje mjekësore ka gati 100 vite që përdoret në Shqipëri dhe kjo me te vërtete i ka suprizuar Ekspertët e Organizatës Botërorë të Shëndetësisë (OBSH), të cilët e kanë gjetur pajisjen në një klinikat shqiptare publikë në vendin gjatë një inspektimi në vitin 2018.  

Në raportin “Kujdesi shëndetësor parësor në Shqipëri: vlerësim i shpejtë” thuhet që një pajisje mjekësore me rreze X e vitit 1918 që u gjet ende në përdorim në Shqipëri do të ishte e denjë për një muze, teksa kanë vënë në dukje se vendi ka mangësi të mëdha në pajisje mjekësore.

Raporti i OBSH-së thekson se edhe në vitin 2018 Shqipëri kishte një mungesë të konsiderueshme të diagnostikimit dhe trajtimit me pajisje mjekësore dhe për me tepër pajisjet në përdorim nuk ishin në standard.

Doktor Petrit Vargu, mjek pranë spitalit QSUT, pas raportit te publikuar nga OBSH vëren se nuk është vetëm një pajisje 100 vjeçare që përdoret akoma, ajo që çudit. Më e rënda është rasti i radiologjisë  moderne e spitalit onkologjik e dhuruar nga banka boterore , po që ka nje vit e prishur. Dhe kjo ndodh për faktin se QSUT drejtohet nga njerëz jokompetentë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me mjeksinë dhe kanë prova si menaxherë të dështuar.

 Postimi i plotë: 

Disa dite me pare u dha nje lajm interesant qe ne Shqiperi kishte nje radiologji 100 vjecare.Por me interesant eshte lajmi ,qe radiologjia moderne e spitalit onkologjik e dhuruar nga banka boterore ,ka nje vit e prishur.A mund te imagjinohet qe Spitali Universitar Onkologjik mos te kete radiologji?Kjo eshte pjese e menaxhimit skandaloz qe i ben QSUT-se ,drejtori Joti .Ky rilindas ne tentative,ishte edhe pjese e kompanise DIGITALB ,qe sic morem vesh para disa ditesh nga ortakja kryesore eshte ne prag te falimentimit.Kur ky njeri eshte kaq i zoti ,le te nxjerre nga balta Digitalb ,ku eshte dhe ortak.Cfare lidhje ka ky me QSUT-ne?Aq me teper qe stonon me mjeket e QSUT edhe per mesataren e shkolles shume te ulet qe ka.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera