» “Pabesi dhe sjellje e egër”/ Të afërmit e çiftit hollivudian tregojnë arsyet e ndarjes së bujshme

“Pabesi dhe sjellje e egër”/ Të afërmit e çiftit hollivudian tregojnë arsyet e ndarjes së bujshme

Edhe pse ata mbushën plot 1 vit të martuar, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund lidhjes së tyre pak ditë më parë. Por Miley nuk humbi fare kohë dhe nisi menjëherë romancën me Kaitlynn Carter, ndërkohë që partneri i saj i uronte shëndet dhe lumturi.

Por cila është arsyeja e ndarjes së çiftit të njohur?

Sipas burimeve pranë këngëtares 26-vjeçare, ishte xhelozia ajo që ndikoi në lidhjen e tyre.

Rezultate imazhesh për Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Miley kishte gjithnjë frikë se Liam do ta tradhtonte. Burimi shton se të dy kishin çështje mosbesimi me njëri-tjetrin.

“Liam ka pritur për vite me radhë që Miley të ‘rritet’”.

“Ajo ende dëshiron të ketë njerëz të argëtohet dhe të krijojë bujë”, tha dikush duke iu referuar skenave të puthjes në Itali me Kaitlynn.

Burime pranë Miley-t kanë thënë për TMZ se ajo u përpoq “me guxim” për të shpëtuar martesën, por nuk mund të pranonte faktin që Liam pinte shumë dhe përdorte disa ilaçe.

Megjithatë burimet nga ana e Liam-it i quajnë të pavërteta këto deklarata dhe thonë se ishte tradhtia e Miley-t ajo që çoi në ndarje.

Miqtë e aktorit australian thonë se ylli i hitit “Wrecking Ball” po përdor akuzat e drogës dhe alkoolit për t’u shkëputur nga shkaku i vërtetë i ndarjes së tyre që është tradhtia.

“Kjo është një përpjekje tjetër e Miley-t për t’u shkëputur nga pabesia e saj dhe sjellja e saj e egër publike e fundit”, tha burimi për TMZ.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera