» “Zbulohet destinacioni kryesor i Satdiumit që po kushton nga 25 milion në 75 milion euro …”

“Zbulohet destinacioni kryesor i Satdiumit që po kushton nga 25 milion në 75 milion euro …”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një denoncim në drejtim të kryeministrit Edi Rama si dhe vëllait të tij Olsi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se destinacioni final i Stadiumit që sipas tij kostoja është trefishuar, është ndërtimi i një qendre të madhe tregtare.

Sipas Berishës, “emri i saj Arena Center eshte i perkoheshem, por njelloj si per hotelin thuhet se eshte e Edvin / Olsi Mafise.”

Më tej, Berisha thotë se Arena Center do te jete lavatriçja me e madhe e parave te krimit dhe droges ne Shqiperi.

“Zbulohet destinacioni kryesor i Satdiumit qe po kushton nga 25 milion ne 75 milion euro pra tre here mbi parashikimin.

Pas Kulles Kristaq Rama qe perzuri Sheratonin nga Shqiperia tani stadiumi na “dhuroi” si surprise te bukur edhe qendren tregtare me te madhe ne zemer te Tiranes. Emri i saj Arena Center eshte i perkoheshem, por njelloj si per hotelin thuhet se eshte e Edvin / Olsi Mafise.

Arena Center e la stadiumin pa piste per atletet, stervitjet dhe garat atletike por atletika nuk na duhet gje. Nuk na jep fitime. Kurse Arena Center do te jete lavatriçja me e madhe e parave te krimit dhe droges ne Shqiperi. sb”-shkruan Berisha në postimin e tij./ CNA.al


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera