» “Meta e bëri hapin racional. PD të hyjë në zgjedhje në Shkodër”- Artan Fuga: Partia në pushtet nuk ka zgjidhje tjetër nëse…

“Meta e bëri hapin racional. PD të hyjë në zgjedhje në Shkodër”- Artan Fuga: Partia në pushtet nuk ka zgjidhje tjetër nëse…

Akademiku Artan Fuga thotë se Partia Demokratike duhet të marrë pjesë në zgjedhjet për bashkinë e Shkodrës, ndryshe dëmton rëndë veten.

 

Sipas tij, Presidenti Ilir Meta bëri hapin racional, ndërsa Partia Socialiste në pushtet duhet të pranojë zgjedhjet.

Postimi i plotë i Fugës:

Ajo qe eshte e arsyeshme eshte reale – shkruante filozofi Hegel.

Presidenti, zoti Ilir Meta e beri hapin racional, qe papagalli im me tha ne vesh. Date zgjedhjesh? 13 tetori! Sigurisht ashtu do te deklaroje, se e kerkon arsyeja e dinamikes politike.

Tani kqz pa e bere kerkesen per date, e ka pergjigjen.

Partia ne pushtet nuk ka zgjidhje tjeter nese nuk do te gaboje rende dhe ne menyre apokaliptike: do te pranoje zgjedhjet e reja.

Pd do hyje ne zgjedhje ne Shkoder sapo te shpallet hapja e fushates. Ndryshe…demton veten rende.

Priiit, thote papagalli,

Ik o papagall!


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera