» Video-“Mos gënjeni që në mëngjes”/ Qytetarët i nxjerrin “bojën” Ramës

Video-“Mos gënjeni që në mëngjes”/ Qytetarët i nxjerrin “bojën” Ramës

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke publikuar rastin e Sonilës, nga Korça.

Rasti në fjalë flet për një vajzë nga Korça e cila deklaron se ka mbaruar studimet për ciklin e ulët parashkollor në vitin 2013, ndërsa në vitin 2015 ka aplikuar për punësim në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

Por, pavarësisht se ajo pretendon se ishte e para në portal, prej pesë vitesh nuk ishte bërë i mundur punësimi i saj, deri në momentin që ka aplikuar në platformën për “Bashkëqeverisjen”.

“Mirëmëngjes dhe me rastin e Sonilës nga Korça që duke shkruar te shqiperiaqeduam.al mundi burokracinë, ju uroj një fundjavë të mbarë”-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi të kreut të qeverisë, ka ardhur reagimi i qytetarëve të cilët përballen me një realitet tjetër, nga ai që propagandon Rama.

“Mirmengjes z. kryeministër ka 4 vjet që më kanë hequr nusen nga puna. Arsyeja mbi kualifikim. Ka mbaruar jashte studimet shkelqyeshem, flet katër gjuhe te huaja, ishte me status. Beri dhe nje vit specializim per te drejtat e femijeve. Ka shume certifikata dhe asnjeher nuk mi hapen dyert ne asnje lloj portali. Po deshe te jap dhe emrin ta verifikosh”-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër shkruan se “Fatkeqesisht jo ne te gjitha rastet funksionon.Problemet delegohen sa nga nje instuticion tek tjetri sikur lozin me ping-pong.Edhe ne rastet ftagrante te shkeljes se ligjshmerise punonjesit e institucioneve ligjzbatuese mundohen me te gjitha format per te mbuluar mos kompetencen e njeri tjerir ose pa aftesise professional dhe abuzimin me ligjin kur pasojat e ketij moszbatimi mund te jene katastrofike.”

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan se “Eshte e pamundur te munded burokracia kur Shteti e perkrah, ushqen dhe e mbron me polici!”.

Një qytetar tjetër thekson se “O shoku kriminister nga Berati edhe me lek spo fusin me ne pune jo me me aftesi e mesatare.Ilaçe i befshi inshalla.”

Ndërsa një tjetër shkruan “Cdo mesazh i juaj percjell nje realitet tek ne por mos genjeni qe ne mengjes. Edhe per ju nje fundjave te mbare!”./CNA.al

     


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera