» Memoriali turk/ VATRA apel Ramës: Hiq dorë nga simbolikat që dëmtojnë objektivat perëndimore të Shqipërisë

Memoriali turk/ VATRA apel Ramës: Hiq dorë nga simbolikat që dëmtojnë objektivat perëndimore të Shqipërisë

Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” tha se distancohet dhe dënon përdorimin nga qeveria e Shqipërisë të simbolikave që dëmtojnë të ardhmen evropiane të vendit.

Në deklaratën e saj, Vatra i referohej ngritjes në Tiranë të një memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi në korrik 2016.

“Për publikun mbeten të pasqaruara arsyet e një veprimi të tillë dhe mungesa e llogaridhënies dhe transparencës në këtë rast tregon se praktikat, që ndiqen dhe realizohen në institucionet shtetërore i nënshtrohen dëshirave dhe interesave të drejtuesve të tyre, jashtë standardeve demokratike,” thotë deklarata e “Vatrës.”

Federata Panshqiptare e Amerikës thotë se ka shprehur tek institucionet amerikane, shqetësimin e thellë për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. “Por, ngjarja e fundit, – thuhet në deklaratë, – përcjell mesazhe të dëmshme në kuadër të një optike më të gjerë të partneritetit strategjik.”

Vatra i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama “të nisë fuqizimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara” dhe të heqë dorë nga çdo simbolikë që dëmton objektivat perëndimore të Shqipërisë.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera