» Ulje e ndjeshme e temperaturave, njihuni me surpizat e motit për sot në mbrëmje dhe nesër

Ulje e ndjeshme e temperaturave, njihuni me surpizat e motit për sot në mbrëmje dhe nesër

Pas kthjellimeve në pjesën e parë të ditës, gradualisht në këto momente mbi vendin tonë po depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë perëndimore dhe të lagështa.

Sipas Shërbimit Meteorplogjik Ushtarak vranësirat po vijnë në dendësim mesatare por gradualisht deri të dendura me këto të fundit më tepër të theksuara në zonën e Veriut. Në këtë zonë vranësirat do të kenë karakter të zhvillimit të shpejtë shoqëruar me reshje shiu në formën e stuhive, shtrëngatave apo dhe rrebeshit shoqëruar edhe me breshër pavarsisht afatit kohor të shkurtër. Të tilla rreshje do të gjenerohen edhe në relievet e tjera malore të vendit por tepër afatshkurtra.

SHMU thekson se në orët e vona të mbrëmjes si dhe ato të para të mëngjesit moti kryesisht i vranët do të përfshijë pjesën më të madhe të territorit. Për tu theksuar është se këto vranësira do të shoqërohen me pika shiu përgjatë vijës bregdetare. Gjithashtu në orët e para të mëngjesit do të ketë mjegull të dendur përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Për ditën e nesërme pritet që vendi të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike. Moti do të jetë më alternime kthjellime dher vranësirash. Vranësirat në pjesën më të madhe të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, si në formën e pikave (shi i dobët) por edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Temperaturat e mëngjesit pritet të pësojnë një rënie prej 2-4°C (14-23°C) ashtu dhe ato maksimale (28-34°C).


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera