» Politikani Shah Faesal arrestohet në aeroport, po udhëtonte drejt Turqisë

Politikani Shah Faesal arrestohet në aeroport, po udhëtonte drejt Turqisë

Politikani nga Kashmiri Shah Faesal, është arrestuar në aeroportin e Nju Delhit dhe është dërguar sërish në rajonin e Kashmirit.

Shah Faesal, ka qenë një nga politikanët e paktë të Kashmirit, që nuk ishte ndaluar pas vendimit kontravers të Indisë, për t’i hequr statusin special Kashmirit që drejton.

Agjencia e lajmeve PTI, ka cituar disa zyrtarë të kenë thënë se ai është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar në Delhi, teksa ka tentuar të niset drejt Turqisë.

Prej kohës kur është marrë vendimi i qeverisë indiane për anulim të Artikullit 370, që i ofron më shumë autonomi Kashmirit, qindra persona janë ndaluar në këtë zonë.

Ne mesin e tyre ka politikanë, aktivistë, akademikë dhe biznesmen.

Kashmiri është ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit prej përfundimit të rendit britanik më 1947.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera