» Zbulohet hoteli luksoz i Valdrin Pjetrit në Tiranë

Zbulohet hoteli luksoz i Valdrin Pjetrit në Tiranë

Gjatë deklaratës për mediat, Lulzim Basha tha se Edi Rama mori pjesë në inagurimin e hotelit të Valdrin Pjetrit dhe të vëllait, ndërtuar me paratë e drogës.

Portali Boldnews, ka zbuluar se Pjetri është bashkëpronar i hotelit “Privilege hotel &spa”, që ndodhet në në zonën e Mjull-Bathores, në Farkë.

“Hoteli “Privilege” ka përfunduar ndërtimin në vitin 2017 dhe kjo dëshmohet nga fakti që kompania “Trigen Investment” e ka shënuar si adresë kryesore të aktivitetit të saj zonën e Farkës. Dokumentat e siguruara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit tregojnë se “Trigen Investment” ka tre ortakë; Valdrin Pjetrin, vëllain e tij Dritan Pjetri, si edhe shtetasin Angjelin Gjergji, me nga 33% të aksioneve secili.

Në momentin e krijimit, kompania “Trigen” ka pasur këtë shpërndarje aksionesh: Dritan Pjetri 40%, Angjelin Gjergji, 40% dhe Valdrin Pjetri 20%. Por, nëpërmjet një marrëveshje për shitje kuotash, në Tetor 2018, Valdrini blen aksione në vlerë 3.9 milionë lekë të reja nga dy ortakët e tjerë, duke u barazuar në përqindje me ta.

Kompania është krijuar në muajin Maj 2015 dhe ka si aktivitet të saj Hoteleri Turizem, Restorant, bar, shitje me shumice e ushqimeve me origjine shtazore (për njerëz). Import -eksport tregeti me shumice e me pakice, perpunim i mallrave te ndryshme, industriale, ushqimore, elektroshtepiake konsumi, etj“, shkruan boldnews.al.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera