» Vajza e milioneres Britanike, gjendet e vdekur brenda pishinës në Majorca

Vajza e milioneres Britanike, gjendet e vdekur brenda pishinës në Majorca

Një e re britanike u gjet e vdekur në pishinë ndërsa ishte me pushime në Spanjë, ku sot është identifikuar si vajza e një sipërmarrëse milionere.

Josie Clacher, e cila do të kishte mbushur 19 vjeç këtë muaj, u gjet e vdekur në një vilë në qytetin Alaro, në Majorca, të martën në mëngjes nga miqtë e saj, pas një nate që kishin kaluar jashtë, raporton dailymail.

Një fqinj ngriti alarmin pasi dëgjoi të bërtiturat dhe policia u nisë për në vendngjarje ku u përpoqën ta ringjallnin duke përdorur CPR.

Ata nuk ishin në gjendje ta shpëtonin jetën e saj dhe ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes.

Josie është vajza e Rachel Clacher e cila themeloi kompaninë “Moneypenny”, e cila ishte vlerësuar në 100 milion £ vitin e kaluar.

Një zëdhënëse e Moneypenny tha: ‘Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shkatërruar dhe mendimet dhe lutjet tona janë me familjen në këtë kohë tragjike.’

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit në një vilë në qytetin Alaro rrëzë maleve të Tramuntana, ku ajo po qëndronte me miqtë dhe familjen, përfshirë edhe nënën e saj.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme Britanike tha: ‘Ne po mbështesim familjen e një gruaje britanike pas vdekjes së saj në Majorca dhe jemi në kontakt me autoritetet spanjolle.’


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera