» Do shiste videolojën e vjetër tek dyqani i pengjeve, zbulon një thesar 13 mijë dollarësh

Do shiste videolojën e vjetër tek dyqani i pengjeve, zbulon një thesar 13 mijë dollarësh

Duke gërmuar nëpër rraqet e shtëpisë, mund të gjesh objekte që me kalimin e kohës kanë fituar një vlerë të madhe, krahasuar me çmimin me të cilin janë blerë, duke bërë që pronari me fat të fitojë një pasuri të tërë.

Kjo i ndodhi një burri në Seattle, Washington, SHBA, i cili ka vajtur tek dyqani i pengjeve, i specializuar për shit-blerje të video lojërave të vjetra. Ai donte të këmbente lojën e parë dhe historike Nintendo.

Ajo që burri nuk dinte, ishte se mes dhjetëra lojërave pa ndonjë vlerë, ishte fshehur edhe një disketë shumë e rrallë, me vlerë 13 mijë dollarë.

Një ndër lojërat e fundit propozuar nga 30 vjeçari, ishte një pjesë historike e NES (Nintendo World Championships 1990), ‘një ndër lojërat më të rralla e të kërkuara mes të apasionuarve pas koleksionizmit dhe lojërave të vjetra’-thotë Cody Spencer, një ndër pronarët e dyqanit të pengjeve.

Pasi vërtetuan autenticitetin e lojës dhe konfirmuan identitetin e shitësit, Spencer i propozoi burrit një shifër shumë herë më të lartë se çmimi me të cilin ishte blerë: 13 mijë dollarë për ta blerë menjëherë.

E kotë të nënvizojmë se për pronarin e lojës, një ofertë e tillë nuk mund ta lije të të ikte nga duart.

“Kishim mundësi t’ia blinim atë lojë për 20 dollarë ose edhe 1! Nuk e kishte as idenë më të vogël të vlerës së saj”, komentoi Spencer në një intervistë për ‘Ars Technica’.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera