» Kriza e paprecedentë që mund të tërheqë pas vetes rasti Pjetri

Kriza e paprecedentë që mund të tërheqë pas vetes rasti Pjetri

Imagjinoni për një moment që kryetari i pabetuar i bashkisë Shkodër të gjendet përgjegjës, në lidhje me dispozitat e ligjit për dekriminalizimin. Kjo do të sillte menjëherë dorëheqjen e tij si kandidat fitues për bashkinë e Shkodrës.

Pas këtij hapi do të duhej të hynte urgjentisht në lojë presidenti Ilir Meta, i cili është i vetmi autoritet kushtetues që shpall zgjedhjet, si në rang kombëtar ashtu edhe në atë lokal.

Dhe këtu loja bëhet krejtësisht e paparashikueshme. A do t’i dekretojë Meta zgjedhjet e reja për Shkodrën, kur dihet se ai nuk e njeh rezultatin e 30 qershorit?

A do ta bëjë ai këtë, kur është publikisht e njohur se ai është investuar vetëm për zgjedhjet e 13 tetorit?

Po sikur kreu i shtetit të mos pranojë të dekretojë një datë tjetër zgjedhjesh për qytetin e dytë më të madh në vend?

Mandati i Voltana Ademit në krye të bashkisë Shkodër ka mbaruar. Në këto kushte ajo nuk mund të ketë më të drejtë firme dhe vendimmarrjeje si qytetarja e parë e Shkodrës.

Po nëse Meta nuk dekreton zgjedhjet për pasardhësin e saj, për arsyet e mësipërme, cili do ta drejtojë bashkinë më të madhe të Veriut?

Ja një rebus që nuk i duhej mishmashit të komplikuar shqiptar të muajve të fundit!/ARDIT RADA


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera