» Video e arrestimit të Erkoçeviq, i dyshuar si bashkëpunëtor i afërt i Bajrave

Video e arrestimit të Erkoçeviq, i dyshuar si bashkëpunëtor i afërt i Bajrave

Sadetin Erkoçeviq është arrestuar mbrëmë pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë. 28 vjeçari ishte në kërkim për shkak të një dënimi me 20 vite burg për vrasje dhe sipas policisë dje dyshohej se do të vriste sërish.

Në video është momenti kur Erkoçeviq dërgohet në ambientet e policisë.

Sadetin Erkoçeviq njihet edhe ai bashkëpunëtor i ngushtë me bandën e Bajrave në Shkodër.

Më datë 10.05.2014, në një lokal me muzikë live në Shkodër, Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin Indrit Hylli dhe ka plagosur Jetmir Mollën.

 


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera