» I kërkuan të ndalonte, por në grackë e futën lëvizjet që bënte. Si u zbulua e shkuara e shqiptarit në pak minuta

I kërkuan të ndalonte, por në grackë e futën lëvizjet që bënte. Si u zbulua e shkuara e shqiptarit në pak minuta

I kanë mjaftuar disa minuta policisë italiane në Romë, që të zbulojë të shkuarën e një shqiptari që jetonte atje, por që ishte në kërim që prej vitit 2015 pasi i duhet të shlyente edhe 9 vite burg nga dënimi që i kishin dhënë.

Emri i tij nuk bëhet me dije, por mediat italiane, shkruajnë se shqiptari 54 vjeçar, u ndal nga karabinierët për një kontroll rutinë në Piazza Ragusa, por në përpjekje për të shmangur kontrollet e mjeteve të identifikimit, shqiptari nxori dokumentin e identitetit të lëshuar nga autoritetet shqiptare, i cili ishte i falsifikuar me të dhënat e një tjetër personi.

Karabinierët, të cilët u bënë dyshues nga sjellja e 54-vjeçarit, thelluan kontrollin mbi dokumentin, i cili pasi u ekzaminua, rezultoi se ishte fals.

Për më tepër. shqiptari me identitetin e tij të vërtetë, rezultonte i shpallur në kërkim pasi i kishin mbetur edhe 9 vite burg pa shlyer, dhënë nga Gjykata e Napolit në vitin 2015, ku ishte akuzua për trafik droge.

Alt


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera