» Fran Frrokaj dorëzon paqësisht bashkinë e Lezhës: Ja pse nuk e pres në zyrë Pjerin Ndreun …

Fran Frrokaj dorëzon paqësisht bashkinë e Lezhës: Ja pse nuk e pres në zyrë Pjerin Ndreun …

Në Bashkinë e Lezhës ka nisur sot konstituimi i këshillit bashkiak, që pasohet nga betimi i kryebashkiakut të ri, Pjerin Ndreu, dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

35d5fb16-e2b7-478e-b882-825873553a6d-800x450

Pjesëmarrës në ceremoni është ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga deputetet Lindita Nikolla dhe Ardjana Jaku. Ceremonisë i është bashkuar edhe Talat Xhaferri, kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

d935e5e4-4ac1-4657-97c7-5c60498f1b78

Në Bashkinë e Lezhës nuk do të ketë rezistencë, pasi ditën e djeshme, në një dalje për mediat kryetari demokrat në largim Fran Frrokaj tha se nuk do të prese në zyre Pjerin Ndreun, pasi sipas tij 30 qershori ishte një farsë.

fran-frrokaj-800x450

Fran Frrokaj: “Unë nuk do ta pres në zyrë për një arsye, sepse këto votime nuk ishin votime por një proces fals. Nuk më shkon në mënd të bëj protesta. Jam munduar të jem kryetar i bashkisë i të gjithë qytetarëve, të majtë e të djathtë. Përfituesit në mënyrë jokorrekte me ligjet janë të majtët, por gjithsecili të paktën një herë kanë qenë në zyrën time dhe nuk e kam ndërmend të baltos 16 vite të punës time si kryetar bashkie dhe të nxis turma të ekzaltuara pro apo kundra atij. Dua ti uroj mbarëvajtje institucionit të bashkisë.”

Si ish student i dhjetorit Frrokaj thotë se në situaten aktuale po vendi po shkon drejt diktatures, ndërsa shton se ka besim tek lideri i opozites Lulzim Basha.

Gjatë prononcimit për mediat Fran Frrokaj nuk e fsheu ambicien për të rikandiduar sërish për Bashkinë e Lezhës nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera