» Nga raporti me Berishën, kush e llaston më shumë dhe planet për t’u bërë nënë. Rrëfehet Armina Mevlani, çfarë thotë për fëmijët e Shkëlzenit

Nga raporti me Berishën, kush e llaston më shumë dhe planet për t’u bërë nënë. Rrëfehet Armina Mevlani, çfarë thotë për fëmijët e Shkëlzenit

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, ka rrëfyer së fundmi planet e saj për t’u bërë nënë.

armina

Ne nje intervist ,  Armina foli edhe për dy fëmijët e partnerit të saj Shkëlzen Berisha, me të cilët ajo ka raporte të mira.

armina pushime on top

Blogerja u shpreh se i do shumë ata dhe i pëlqen fakti që fëmija e saj nuk do të jetë i vetëm kur të vijë në jetë, pra pa motër dhe vëlla.

armina shkelzen

“Absolutisht që e kam menduar. Unë në fakt jam e lumtur qe Zeni i ka 2 fëmijë të cilët i dua shumë. Do e di që fëmija im nuk do jetë i vetëm, si unë, pa motër dhe vëlla. Unë dua të kem fëmijë, dhe Zeni nuk me ka bërë asnjëherë presion, por duke qenë se jemi te dy të zënë në udhëtime, dua që të jetë koha perfekte për këtë hap, që të angazhohem maksimalisht te familja. Unë jam 28 vjeç dhe shoqet e mia mendojnë ndryshe, por unë mendoj që kur te vijë koha e duhur është më mirë dhe sigurisht pas martese”, tha Armina, duke lënë të kuptohet se nuk ka ardhur ende koha që të ketë fëmijë.

Gjithashtu Armina ka folur edhe për marrëdhënien e shkëlqyer me vjehrrit e saj, Sali dhe Liri Berishën. E pyetur se kush e llaston më shumë nga ata të dy, Mevlani përgjigjet: “Po tani normale që kur bëhet pjesë për llastim i shkon më shumë femrave. Gratë llastojnë më shumë”.

Liri Berisha, Shkelzen Berisha dhe e dashura e tij Armina Mevlani

Ndërsa kur Ori Nebijaj e pyet se si e thërret vjehrrën, blogerja përgjigjet: “Jo e thërras Lili. Nuk kam pse ta thërras vjehrra. Mua nuk më pëlqejnë këto. Ne respektohemi shumë dhe për mua respekti me njëra- tjetrën është më e rëndësishme se sa forma si e thërret”.

Ndërkohë blogerja ka planifikuar një dasmë madhështore me Shkëlzenin që thuhet se do të mbahet shumë shpejt!

armina1armina2arminaarmina1armina1


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera