» Edi Rama: Kurrë s’kam menduar se Valdrin Pjetri mund të gënjente, rrugët e tij me PS ndahen këtu deri sa të dalë e vërteta ligjore

Edi Rama: Kurrë s’kam menduar se Valdrin Pjetri mund të gënjente, rrugët e tij me PS ndahen këtu deri sa të dalë e vërteta ligjore

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të bëra nga PD se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në 2003 në Itali për trafik lëndësh narkotike.

“Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! 

Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual! 

 

I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!

Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht. 

E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!

Shkoj në luftë për çdo ide, qëllim a shok armësh, po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS”, shkruan Rama. (TemA)


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera