» E vërteta e 1 milionë turistëve shqiptarë në Greqi!

E vërteta e 1 milionë turistëve shqiptarë në Greqi!

Nga Besnik Vathi*

Pas nje eksperience rreth 37 vjecare ne industrine e turizmit, erdhi dita te me cudisin edhe statistikat dhe lajmet e dhena ne media. Sapo degjova ne lajme qe nga Shqiperia kane shkuar ne Greqi per pushime si turiste mbi nje million shqiptare. Dhe komentet jane te paimagjinueshme.

“1 milion shqiptare  per pushime ne Greqi”, E habitshme, por statistikat jane rigoroze dhe s’genjejne. Numëroj sa kemi derguar ne dhe deshperohem. Si ka mundesi!?

Dhe si mosbesues, u futa ti shoh keto statistika zyrtare, pa komentet e  mediave andej apo ketej.

E verteta eshte se vjet ne Greqi kane hyre 987 mije shqiptare. Por c’jane  gjithe keta? Ne keto shifra zyrtare greke thuhet qarte qe keto jane hyrjet e shtetasve shqiptare ne Greqi per qellime turistike.

Se pari, duhet sqaruar se sipas percaktimit zyrtar te Organizates Boterore te Turizmit, vizitor nderkombetar eshte cdo person jo resident qe hyn ne destinacion per qellime jo punesimi.

Nisur nga qellimi i hyrjeve ne kufi, numri i atyre qe hyjne per qellime jo turistike ne cdo vend eshte shume i vogel. Dhe ne rastin e Greqise, numri i atyre qe hyjnë ga nga Shqiperia dhe deklarojne se hyjne per te punuar, nuk besoj se i kalon 0.1 per qind, pra te gjitha hyrjet qe deklarohen jane per qellime turistike.

Se dyti, duhet sqaruar se edhe vizitoret perfshijne dy kategori te ndryshme:

Vizitoret 1 ditor apo ekskursionistet, apo vizitoret tranzite dhe turistet, qe jane te gjithe ata vizitore qe kalojne se paku 1 nate ne destinacion.

Per kategorine e vizitoreve nje ditore apo tranzit, besoj qe jane me disa dhjetra mijera ata shqiptare qe shkojne ne Turqi nepermjet Greqise, nuk flene asnje nate ne Greqi dhe llogariten 2 here si vizitore.

Nga Shqiperia per ne Stamboll ka 2-3 autobuse linje ne dite, dhe pothuaj 4 – 8 autobuse ne jave me turiste qe shkojne per te vizituar Stambollin.

Ne kete kategori futen edhe me mijera shqiptare te tjere, kryesisht nga Jugu i Shqiperise, qe udhetojne transit nga porti i Igumenices per ne Itali, apo nga Aeroportet e Selanikut apo te Athines per ne Europe a gjetke.

Ndersa ne kategorine e turisteve futen te gjithe ate qe hyjne ne Greqi nga Shqiperia me autobuse apo mjete personale dhe qendrojne ne Greqi te pakten 1 nate.

Kjo eshte kategori mjaft e gjere dhe per te analizuar kete shifer, persa kohe nuk ka sondazhe apo studime te mirefillta, perseri duhet te nisemi nga konsideratat personale.

Me sa di une, nga Shqiperia drejt Greqise ka linja autobusi qe levizin kryesisht shqiptare drejt Greqise dhe jane rreth 20-30 autobuse ne dite.

Nisur nga lajmet dhe komentet, i mendoj te gjithe keta sikur zbarkojne te gjithe neper hotele, vila pushimi apo rezidenca, por besoj te gjithe e dine se cila eshte kategoria e turisteve qe jane ne autobuset e linjave.

Realisht, a jane per qellime turistike te gjithe? Te gjithe e dime se jane me mijera shqiptare qe shkojne tek njerzit e tyre te njohur apo te afrem ne Greqi disa here gjate vitit, qe shteti grek i llogarit si turiste dhe qe punojne te padeklaruar ne te zeze, si ne pune bujqesore, ashtu dhe ne famije greke per pune te ndryshme shtepiake.

Sa jane keta? Akush nuk i llogarit nga Greqia, sepse duhet te pranojne informalitetin e madh te ketyre personave qe punojne pa deklaruar te ardhura. A ka ndonje sondazh? Jo.

Po ne kete kategori jane te gjithe ata qe shkojne per vizita familjare tek njerzit e tyre te njohur dhe te aferm.

Keta natyrisht qe llogariten si  turiste dhe me te drejte, por nuk eshte zbarkim per pushime apo turizem ne  Greqi.

Le te kujtojme qe ne Greqi, nese s’gaboj, jetojne rreth 300 mije emigrante qe vizitohen nje apo disa here gjate vitit nga njerzit e tyre te  aferm ne Shqiperi.

Dhe mbërrijme tek turistet e “vertete”, pavaresisht se ne kategorine e turisteve futen te gjithe. Te gjithe ata qe shkojne per te vizituar Greqine apo per te pushuar ne Greqi.

Une nuk besoj se turistet e “vertete” e kalojne numrin e 100 -120 mije.

Natyrisht te kjo kategori mund te jene individet qe bejne rezervime online ne portalet nderkombetare, individet qe bejne rezervime npermjet miqve te tyre ne Greqi dhe individet qe bejne rezervime ne agjencite shqiptare.

Natyrisht qe kjo shifer eshte e konsiderueshme dhe jo e vogel, eshte rritur nga viti ne vit qe pas vitit 2011, vit kur per here te pare filluan shqiptaret te vizitojne Greqine si turiste dhe pushues.

Per te kuptuar me sakte pasaktesite qe ka ne lajme dhe komentet per kete shifer, mund te jap edhe nje shifer te nxjerre nga po e njejta tabele.

Sipas kesaj tabele, ne vitin 2010, vit kur shqiptaret rrinin me dite te tera ne radhe per te blere (me falni) per te marre vizen greke, apo vit kur ne Greqi shakaja me e shkurter ishte fjala “Turist shqiptar”, gjate atij viti ne Greqi kane hyre per qellime turistike 240 mije shqiptare.

Por te gjithe e dime se sa kollaj ishte ne ato vite te shkoje per turizem ne Greqi.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera