» Lampard: Na mungon Hazard te Chelsea

Lampard: Na mungon Hazard te Chelsea

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, beson se është pothuajse e pamundur të zëvendësohet anësori belg, Eden Hazard, me një tjetër individ.

Eden Hazardi shkëlqeu për shtatë sezone në “Stamford Bridge”, mirëpo ai u transferua këtë verë te Real Madrid për 100 milionë euro.

“Unë isha një tifoz i madh i Eden Hazardit, si tifoz i Chelseat. Unë kam luajtur edhe përkrah tij”, tha Lampard gjatë një konferencë për shtyp para përballjes së skuadrës së tij me Liverpoolin në Superkupën e Europës.

“Për mua ai ësht, pa asnjë dyshim njëri ndër lojtarët më të mirë në botë. Sezonin e kaluar, por edhe gjatë gjithë kohës së tij te Chelsea, ai ka kontribuuar shumë për skuadrën, sa i përket golave, asisteve dhe të qenurit lider. Ai nuk mund të zëvendësohet me një lojtar tjetër”, deklaroi Lampard.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera