» Meta mesazh nga Prevalla: Nëse do jepej një çmim ndërkombëtar…

Meta mesazh nga Prevalla: Nëse do jepej një çmim ndërkombëtar…

Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë publikuar një fotografi sot nga Prevalla e Kosovës, në të cilën kanë dalë së bashku me një blegtor.

Meta e ka vlerësuar mjaft Bajramin, burrin me të cilin shfaqet në fotografi teksa shprehet:

“Nëse do të jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, nuk do habitesha që vendin e parë do ta fitonte Bajrami, këtu në Prevallë.

Edhe pse dikur mësues, ai i është rikthyer tani traditës shekullore të familjes së tij si blegtor, duke shkëlqyer me punën dhe produktet mjaft cilësore. I lumtur të njihja këtë njeri të mrekullueshëm.”
foto galeri

360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera