» Ikën i nxehti afrikan. Nis rënia e temperaturave

Ikën i nxehti afrikan. Nis rënia e temperaturave

Ndryshe nga ditët e fundit, sot temperaturat do të pësojnë rënie në të gjithë territorin.

I nxehti afrikan tashmë u lë vendin vranësirave dhe në disa zona, kryesisht në veri, priten reshje shiu.

Me largimin e masave të nxehta mbi 40 gradë, sinoptikanët njoftojnë se sot ka nisur rënia graduale e temperaturave.

Kështu, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë celsius.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera