» “Blindohet” sekreti hetimor, zbardhet udhëri i Arta MArkut

“Blindohet” sekreti hetimor, zbardhet udhëri i Arta MArkut

Publikimet e përgjimeve për dy dosje që janë nën hetim nga Krimet e Rënda, kanë detyruar Prokurorinë e Përgjithshme të dalë me një udhëzim, ku përcakton disa rregulla të reja për marrëdhënien me publikun.

Duke iu referuar këtij udhëzimi, që sipas organit qendror të akuzës ka si qëllim “të unifikojë veprimtarinë e prokurorive në marrëdhëniet me publikun dhe median për dhënien e informacionit në lidhje me hetimin e ndjekjen penale”, të vetmit persona që janë të autorizuar për dhënien e informacionit për median janë koordinatorët. Duke përcaktuar mënyrën se si do të bëhet shpërndarja e informacionit, rolin e koordinatorit dhe prokurorit të dosjes, në udhëzim janë përcaktuar edhe trajtimi i sekretit dhe aktet që ndalohen të publikohen.

SEKRETI HETIMOR

Në udhëzim bëhet një përcaktim për ato çfarë do të konsiderohen sekret hetimor, ndërsa më tej, shtohet se edhe kur këto akte nuk mbrohen më nga sekreti, nëse prokurori i dosjes e konsideron të rëndësishëm mospublikimin e tyre, mund të marrë një vendim dhe kjo gjë i komunikohet medias. Në udhëzim parashikohen edhe raste kur ka informacione se një media e caktuar posedon një material që është sekret ose i ndaluar me vendim të publikohet, ky vendim i komunikohet medias përkatëse, raporton Panorama.al

fax

“Aktet hetimore janë sekrete derisa i pandehuri të mos ketë marrë dijeni për to. Në rast nevoje për vazhdimin e hetimeve, prokurori mund të urdhërojë ruajtjen e sekretit dhe ndalimin e publikimit të tyre. Prokurori mund të lejojë, me vendim të arsyetuar, publikimin e akteve të veçanta ose të pjesëve të tyre. Aktet e publikuara depozitohen në sekretarinë e Prokurorisë. Edhe kur aktet nuk mbrohen më nga sekreti, në rastet kur është e nevojshme për vazhdimësinë e hetimeve, prokurori mund të disponojë me vendim të arsyetuar: detyrimin e ruajtjes së sekretit për akte të veçanta, kur i pandehuri jep pëlqimin ose kur njohja e përmbajtjes së aktit mund të pengojë hetimet ndaj personave të tjerë; ndalimin e publikimit të përmbajtjes së akteve të veçanta apo të dhënave të posaçme që lidhen me veprime hetimore të caktuara. Në rastet kur prokurori ka marrë njoftim se media disponon akte që përbëjnë sekret hetimor ose akte që ndalohet publikimi i tyre, për të cilat prokurori ka disponuar me vendim detyrimin e ruajtjes së sekretit dhe/ose ndalimin e publikimit të përmbajtjes së tyre, menjëherë një kopje të këtij vendimi ia dërgon medias përkatëse për zbatim, me qëllim për të ndaluar publikimin e akteve dhe të përmbajtjes së tyre”, shkruhet në udhëzim.

NDALIMET

Sipas këtij udhëzimi, ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me çështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake.

Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të shqyrtimit gjyqësor kur gjykimi bëhet me dyer të mbyllura. Ndalohet publikimi i gjeneraliteteve dhe i fotografive të të pandehurve dhe të dëshmitarëve të mitur, të akuzuar ose të dëmtuar nga vepra penale. Ndalohet publikimi i regjistrimeve të bëra në regjistrin e njoftimit të veprave penale deri në marrjen si të pandehur të personit që i atribuohet vepra penale.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera