» “Ja pse e dua vendin nga vij”/ Rita Ora “ngre në qiell” dy këngëtaret shqiptare

“Ja pse e dua vendin nga vij”/ Rita Ora “ngre në qiell” dy këngëtaret shqiptare

Ditën e djeshme Tayna dhe Dafina Zeqiri kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar “Bye Bye”.

Kënga është kthyer në hit që në momentet e para të publikimit dhe është pëlqyer shumë nga publiku.

Të gjithë këngëtarët e famshëm dhe personazhe të njohur e mbështetën dhe shprehën komplimentat e tyre në rrjetet sociale.

Njër prej tyre ishte dhe këngëtarja Rita Ora e cila nëpërmjet një statusi i ka uruar vajzat për këngën dhe është shprehur dhe njëherë krenare për vendin e origjinës.

“A mund të them që ne vajzat kosovare jemi kaq të mira! Dreqin e dua vendin nga vij! Dhe jam shumë e lumtur teksa shoh që gratë po marrin kontrrollin, janë vetëvetja dhe frymëzuese.

Faleminderit vajza që po përfaqësoni lirinë dhe që tregoni se jeni shumë lart dhe njëkohësisht shumë seksi”, shkruan Rita Ora në Instastoryn e saj.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera