» ‘S’ka qenë vendim i lehtë’/ Moderatorja largohet nga Digitalb

‘S’ka qenë vendim i lehtë’/ Moderatorja largohet nga Digitalb

Moderatorja Jonida Vokshi ka bërë me dije se do të largohet nga Digitalb. Krahas postimit të një spoti të vjetër të saj në “Instagram”, Jonida ka shkruar se nuk ka qenë aspak një vendim i thjeshtë. Ajo ka sqaruar se largimi pas dhjetë vitesh nga Digitalb lidhet ngushtësisht me projektet afatgjatë, si në rrafshin profesional ashtu dhe personal.

Duke u ndalur në sferën personale, risjellim në vëmendje se Jonida do t’i japë fund beqarisë në shtator me partnerin e saj Besnik Krapi, i cili është producent mjaft i njohur në Kosovë.

Statusi i Jonida Vokshit në Instagram:

“Zgjodha këtë spot, sepse nga më shumë se 60 që kam realizuar për DIGITALB, ky është më i dashuri për mua. Ndërsa, ky postim ndër më të vështirët dhe më të rëndësishmit që kam bërë për ju. Projektet afatgjatë që kam përpara, në rrafshin profesional dhe personal, kanë bërë që unë nga shtatori e tutje të tërhiqem nga DIGITALB – shtëpia ime për dhjetë vitet e fundit.

Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua. Nga zemra falenderoj secilin bashkëpunëtor në DGA për një rrugëtim të paharrueshëm të përbashkët dhjetëvjeçar. Të mbushur me vlera artistike, mbështetje profesionale dhe plot gjëra të tjera të bukura, sa edhe ky spot. Mbase një ditë do jemi bashkë sërish, por deri atëherë unë kam vendosur të vazhdoj me projekte të tjera të cilat shumë shpejt do t’i kuptoni.

Në fund, ju falenderoj JUVE që keni qenë me mua dhe më keni përkrahur dhe shkruar pa fund përgjatë këtij rrugëtimi. JU FALEMINDERIT ndjekës e miq të mitë? Ju ftoj në rrugëtimin tim të ri duke ju premtuar gjëra edhe më të bukura!”

Image


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera