» Historike! Vllaznia kualifikohet në raundin tjetër të Champions League

Historike! Vllaznia kualifikohet në raundin tjetër të Champions League

Vllaznia në futboll për femra shkruan historinë.

Ekipi shkodran i drejtuar nga Nikolin Leka ka siguruar fazën emocionuese të UEFA Champions League, teksa kanë marrë pikën e mjaftueshme për të kaluar fazën e grupeve. Goli i Megi Doçit nga pika e bardhë e penalltisë i dha të drejtë shkodraneve për të festuar, pasi deri në minutën e 78-të ishin të eliminuara.

Kjo për shkak se Gintra po udhëhiqte me golin e Gudchenko dhe ishte ajo që kalonte më tej. Mbetet për tu parë se kush do të jetë kundërshtarja e radhës për ekipin shkodran, që futet në histori si skuadra e parë shqiptare e futbollit të femrave që kalon një fazë të Kupave të Europës./oranews


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera