» EMRI/ Rama zgjodhi koordinator bashkëpunëtorin e Valdrin Pjetrit në trafikun e lëndëve narkotike

EMRI/ Rama zgjodhi koordinator bashkëpunëtorin e Valdrin Pjetrit në trafikun e lëndëve narkotike

Partia Demokratike publikuar sot kartelën penale të ndalimit, arrestimit, dënimit dhe dëbimit të Valdrin Pjetrit në Itali, të cilin Rama e kandidoi për kryetar bashkie në Lezhë.

Por ndërsa të gjithë u ndalën te emri i tij, kjo edhe për shkak të rëndësisë që paraqiste, në kartelën penale bashkë me të ndodhet edhe një emër tjetër, si bashkëpunëtor, që sot mbulon detyrën e koordnatorit të njësisë nr 3 në Tiranë për Partinë Socialiste.

Ai është Altin Doda, edhe ky i arrestuar në vitin 2003 bashkë me Valdrin Pjetrin, me të cilin bashkëpunonte në shpërndarjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

“Kjo është kartela elektronike e të dhënave kriminale e nxjerrë nga sistemi i kuesturës së Firences. Sipas kësaj rezulton se Valdrin Pjetri është arrestuar 23 janar 2003 së bashku me një tjetër shtetas Altin Dode.”, do të shprehej në deklaratën e tij Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Burime për Ora Neës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për koordinatorin e PS në njësinë 3 në Tiranë.

Madje mësohet se ai është djali i ish-ministrit të Industrisë dhe Energjetikës. Burimet kanë saktësuar se Doda ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Valdrin Pjetrit në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera