» “Pjesa e parë e këtij viti ishte më e çmendura e jetës sime”, Angela Martini paralajmëron…

“Pjesa e parë e këtij viti ishte më e çmendura e jetës sime”, Angela Martini paralajmëron…

Ndonëse bën më pak postime se dikur, çdo lëvizje e saj ndiqet me kërshëri nga ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”.

Angela Martini, e cila së fundmi ka tërhequr vëmendjen me një postim të bërë në profilet e saj në rrjetet sociale.

angela

Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto ku shfaqet në një kancelari ku shiten revista dhe libra, e bashkëngjitur me të shkruan: “Pjesa e parë e këtij viti ishte më e çmendura e jetës sime! Ishte krejt si një film! Por prisni të shihni se si do të jetë pjesa e dytë”.

angela

Pavarësisht problemeve që ka bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu me drejtësinë, duket se modelja i ka shijuar muajt e parë të këtij viti. Madje ajo paralajmëron se do të shijojë akoma më shumë muajt në vazhdim.

Ndërkohë në një intervistë për revista “Who” të pak kohëve më parë, Angela është shprehur se bashkëshorti i saj  është i pafajshëm dhe se duhen më shumë se kurrë.

angela

“Unë nuk i qëndroj pranë atij vetëm në ditë të mira, por mbi të gjitha në ditët e këqija! Kjo situatë në jetën tonë na erdhi e papritur, por më bëri ta dua më shumë. Ai gëzon të gjithë mbështetjen time, sepse përveç dashurisë së madhe që kam për të, edhe më shumë dashuri kam për të luftuar për të vërtetën, për të luftuar padrejtësinë”, u shpreh Angela në kohën kur përflitej se po ndahej nga Dragos.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera