» “Kryeministri përgjegjës për kandidimin e Valdrin Pjetrit”- Petrit Vasili: Edi Rama i dy “i”-ve. Të dorëhiqet

“Kryeministri përgjegjës për kandidimin e Valdrin Pjetrit”- Petrit Vasili: Edi Rama i dy “i”-ve. Të dorëhiqet

Për nënkryetarin e LSI-si, Petrit Vasili, kryeministri Edi Rama është përgjegjës për kandidimin e Valdrin Pjetrit për kryetar bashkie të Shkodrës.

 

Vasili shton se Rama duhet të largohet vetë nga posti i kryeministrit, duke shtuar se ai është edhe i inkriminuar edhe ‘idiot politik’.

Reagimi i plotë:

Edi Rama i dy “i”-ve, i inkriminuar dhe idiot politik!!

Po mor po eshte vetem e vetem dhe askush tjeter pervec Edi Rames pergjegjes per kete Valdrin Pjetrin.

Po te kish cipe dhe turp jepte doreheqjen Edi Rama.

Po a ka cipe dhe turp Edi Rama? Jo se jo!

Kur Edi Rama me deficencen idiote te tij i cau derrasa gjithe Shqiperise me elegji per Valdrin Pjetrin, qe do nxirrte Shkodren nga drita ne erresire dhe shante opoziten a ishte po i njejti?

Çfarë i paturpi dhe deficenti, se shkollepak dihet qe eshte!

Edi Rama eshte edhe i inkriminuar edhe idiot politik kur thote qe ai vete te rrije dhe ky Valdrin Pjetri te iki.

Per te dyja duhet te largohet Edi Rama, por edhe qofte edhe per njeren nga te dyja del dhe tepron.


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera