» Ismailaj futet në Bashkinë e Mallakastrës, zyra hapet me forcë

Ismailaj futet në Bashkinë e Mallakastrës, zyra hapet me forcë

Kreu i ri i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj dhe këshilltarët e rinj kanë hyrë në zyrën e bashkisë së Mallakastrës.

Ata kanë mundur të futen në zyrë pas orarit zyrtar, pra pas orës 16:00, ndërsa kanë hapur me forcë derën e zyrës së kryebashkiakut.

Teksa mori postin Ismajlaj u shpreh se sëbashku me këshillin e ri bashkiak, Mallakastra të shohë ndryshime të dukshme në fund të 4-vjeçarit.

Ismajlaj: Është një nder të përfaqësoj Mallakastrën. Unë besoj që së bashku me këshillin bashkiak do të bëjmë të mundur që Mallakastra të ketë pësuar ndryshime të konsiderueshme në fund të katër vjeçarit. Mallakastra ka nevojë për kontributin e të gjithëve. Ne do të krijojmë një forum ku të marrin pjesë intelektualë përfaqësues të ndryshëm për shumë projekte zhvillimore për Mallakstrën. Bashkia Mallakaster do ti rikthehet qytetarëve.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera