» Danilo: Më bindi Alex Sandro, doja numrin 7 të Ronaldos …

Danilo: Më bindi Alex Sandro, doja numrin 7 të Ronaldos …

Dani u transferua te Juventusi pas shkëmbimit me Cancelon dhe një shumë parash, teksa futbollisti brazilian ka bërë sot prezantimin e tij në një konferencë për shtyp. Mbrojtësi ka sqaruar arsyet që e shtyn që të pranonte ofertën e klubit torinez.

 

“Alex Sandro ka qenë shumë i rëndësishëm për zgjedhjen time. Kam pasur edhe në të kaluarën kontakte me Juven, por ky ishte momenti i duhur për të ardhur këtu. Kam folur edhe me Cristiano Ronaldon para se të vija dhe i thash që doja numrin 7, por ishte i zënë. Të luash me të është një motivim më shumë. Shokët e skuadrës më kanë pritur shumë mirë. Me Douglas Costën e shumë një Juve më shumë braziliane.

Sarri? Ka një stil të veçantë, është një trajner që i pëlqen mbajtja e topit dhe komandimi i lojës. E kam parë me Chelsea-n dhe kur jemi ndeshur me Napoli. Bën një stil lojë që më pëlqen dhe që jam mësuar”, deklaroi Danilo. Image


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera