Çfarë lidhje ka Stresi me motrat Vjollca? Komenti në fotot e Luanës i bëri lëmsh të gjithë - 360 Grade

Çfarë lidhje ka Stresi me motrat Vjollca? Komenti në fotot e Luanës i bëri lëmsh të gjithë

Një ditë më parë, motrat Vjollca vendosën që të ndanin me fansat e tyre foto dhe video të këndshme nga pushimet në Dhërmi.

 

Luana ishte e para që publikoi disa fotografi ku shfaqej në një jaht së bashku me mamanë e saj Maria dhe dy motrat, Marina dhe Lira.

“E bekuar.. Nga Familja ime & natyra e mrekullueshme e Shqipërisë! Faleminderit Zot”, shkruante Luana bashkëngjitur me fotot.

 

Por së fundmi vëmendjen e ka tërhequr një koment i reperit Stresi, i cili ka ngjallur dyshime për lidhjen e tij me familjen Vjollca.

 

“Familja ime”, shkruan Stresi duke na lënë të kuptojmë se mund të ketë lidhje gjaku me Vjollcat.

Madje ky koment ka habitur edhe ndjekësit e motrave të njohura të ekranit shqiptar. Por kujtojmë se ky nuk është postimi i parë i reperit për Vjollcat.

 

Kur Stresi ishte i ftuar në dasmën e Getoarit dhe Marinës, ai bëri një postim në “Instagam” ku shkruante: “Koha për familjen!”.


360grade.al


Ujqërit na morrën edhe Luljeta Bozon, thua?…

Të tjera