FOTO/ Modeli akuzon këngëtaren e famshme për ngacmim seksual

Së fundmi këngëtarja Katy Perry është përballur me akuzën shumë të rëndë, këtë herë nga një model që ka marrë pjesë në këngën e Karty “Teenage Dream”.
Aktori dhe modeli 38-vjeçar Josh Kloss ka rrëfyer se Perry e ka ngacmuar gjatë xhirimeve të këngës së saj
Ai ka treguar se në fillim këngëtarja ishte treguar e sjellshme, por më vonë mënyra se si fliste nuk i kishte pëlqyer aspak.
Gjithashtu Josh ka treguar se një ditë këngëtarja i kishte hequr pantallonat në sy të miqve të saj dhe se në ato momente ai ishte ndjerë shumë i turpëruar.
Më pas ai ka shpjeguar se pse vendosi të fliste pikërisht në këtë moment, që kanë kaluar gati 9 vite që nga koha e xhirimeve të videoklipit.
“E them këtë gjë tani sepse kultura jonë po përpiqet të provojë që meshkujt e fuqishëm janë pervers. Por edhe femrat me fuqi janë po aq të shpifura”, është shprehur modeli.
360grade.al