» Sidrit Bejleri prezanton të voglën e familjes (FOTO)

Sidrit Bejleri prezanton të voglën e familjes (FOTO)

Në qershor të këtij viti, këngëtari i njohur Sidrit Bejlei u bë baba për herë të tretë. Ai vendosi që të voglën e tij ta prezantonte me fansat në ditën e Kurban Bajramit.

Bejleri publikoi një foto të familjes në këtë ditë feste dhe në sy bie vogëlushja e veshur me një fustan rozë.

E bija e tij quhet Ejna dhe në foto ka pozuar si një kukull, teksa qëndron në krahët e mamit.

“Gëzuar Kurban Bajramin dhe Zoti ju begatoftë!”, shkruan këngëtari bashkëngjitur me foton e familjes, e cila mori mijëra pëlqime dhe qindra komente dhe urime për këtë portret kaq të bukur!


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera