» Mes puthjeve e përkëdheljeve, Luana Vjollca poston fotot nga pushimet në Dhërmi

Mes puthjeve e përkëdheljeve, Luana Vjollca poston fotot nga pushimet në Dhërmi

Pas pushimeve në Monte Carlo, moderatorja e njohur Luana Vjollca ka nisur pushime të tjera, por kësaj radhe në Shqipëri. Nga postimet në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka zbuluar se ndodhet në jug të Shqipërisë, Dhërmi.

luana2

Luana gjithashtu ka treguar se këto pushime po i shijon së bashku me familjen e saj, mamanë Maria, dy motrat Lira e Marina si dhe me mbesën Jori.

luana6

“E bekuar… Nga familja ime dhe natyra e mrekullueshme e Shqipërisë. Faleminderit Zot”, shkruan Luana bashkëngjitur me disa foto të postuara në “Instagram”.

luana

Në një foto shfaqet së bashku me mamanë dhe me motrat, ndërsa në një tjetër vetëm me të ëmën e cila e përkëdhel dhe e puth në ballë.

luana1

Nga ana tjetër, edhe Marina ka postuar një foto nga këto pushime. Ajo shfaqet vetëm me Luanën dhe krahas saj shkruan: “Motra është prova që Zoti nuk do që të ecim vetëm në jetë”.

luana3luana4luana5


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera