Fatos Lubonja i zhgënjyer me opozitën dhe shqiptarët: Njerëzit nuk duan të bëjnë revolucion. Reforma në drejtësi e kapur, Amerika gabon - 360 Grade

Fatos Lubonja i zhgënjyer me opozitën dhe shqiptarët: Njerëzit nuk duan të bëjnë revolucion. Reforma në drejtësi e kapur, Amerika gabon

Faot Lubonja shprehet se, në lidhje me qëndrimin e shoqërisë shqiptarë ndaj këtij sistemi politik qeverisës,  njerëzit nuk kanë besim se po të përmbysin këtë regjim, pasardhësit do të sjellin rezultate më të mira.

Në pamundësi të rrëzimit të këtij pushteti, Lubonja i qëndron idesë që 3 partitë politike të vetëreformohen, në rast se nuk fshihen nga sistemi.

Unë besoj se janë të paktë ata që po besojnë se po bëhet shtet. Këto aksionet denoncuese të opozitës nuk është se nuk janë pa impakt në publik.

 

Njerëzit mendojnë se po të vijnë dhe këta, do të bëhet e njëjta gjë.

Këtu kemi të bëjmë me një regjim. Ky pushtet nuk është ndërtuar sot, por hap pas hapi.

Njerëzit nuk kanë qejf të bëjnë revolucion për të përmbysur njërin dhe të sjellin tjetrin. Populli është sovrani.

Pra, ose duhet të presim që të përmbysen dhe të fshihen të gjitha partitë.

Ose ideja tjetër, realiste, që këto e banda të vetërregullohen nga presioni i brendshëm dhe i jashtëm.

Shteti jonë është karikaturë, tragjike dhe joserioze. Janë konsumuar të gjitha mjetet demokratike. Mesazhi që kemi marrë është:

‘Ne nuk e lëshojmë pushtetin’. Pastaj dolën ndërkombëtarët që mbrojtën zgjedhjet lokale”, u shpreh për ‘’News 24’’ Lubonja.

Ai tha se reforma në drejtësi është e kapur. Lubonja thotë se ndërkombëtarët janë pjesë e fajit, teksa përmendi dështimin e tyre në Maqedoninë Veriore.

“Është iluzion se ngritja e Gjykatës Kushtetuese do të ndryshojë vendin. Reforma në drejtësi është e kapur nga partia-shtet. 

Edhe Amerika gabon. Shikoni ju çfarë po ndodh në Maqedoninë Veriore. 

Del një prokurore e korruptuar aty. Hahn ka kaq kohë që na thotë reforma në drejtësi me të madhe se kanë marrë para këta, hanë e pinë. 

Pse nuk e dinë ata situatën. Normalisht që e dinë. Kanë fajin e tyre”, tha Lubonja.


360grade.al


Ujqërit na morrën edhe Luljeta Bozon, thua?…

Të tjera