» “Me bukën mbështjellë me gazetë, turma-turma”, Demalia nxjerr foton e rrallë në urbanët e linjave: Sot ky kontigjent me kollare në profil të FB, si ministra e profesorë

“Me bukën mbështjellë me gazetë, turma-turma”, Demalia nxjerr foton e rrallë në urbanët e linjave: Sot ky kontigjent me kollare në profil të FB, si ministra e profesorë

Ilir Demalia ka postuar online në profilin e tij në Facebook, një foto e cila me siguri është imazh i njohur për shumë shqiptarë. Bëhet fjalë për mënyrën se si funksiononte vite më parë, në kohën e komunizmit, linja e transportit urban.

Pjesë të këtij imazhi, kanë qenë sipas Demalisë, edhe ata që sot, në vend të bukës mbështjell me gazeten Bashkimi, apo Zëri Popullit me domoten e djathin, kanë Lop- Top or I-Phone.

“Sot nuk mundohen nëper autobuzat e linjave, sot më kollare në profil të FB si ministra të qeverise se radhës dhe deri president, promovojnë veten Anëtar I Akademise Shkencave të Diasporës, prof, doktor, filozof, këngëtar më famë ndërkontinentale, shkrimtar i shpërthyer në të gjitha gjuhët e botës, Master, Phd në shkencat ekzakte, piktor I përmasave gjeniale, bariton, saksofon me timon pa timon . . . Njësoj si dikur kur mbërishin në stacion. . . Sot përpara derës së zyrave të Welfare , ndihmave sociale . . .”, shkruan Demalia.

POSTIMI I PLOTE

Ponte di Beshiri
Truma- truma menja kokërr orizi

Të gjithëve na kujtohet “Parku Autobuzave”! Në atë kohë të bëheshe shofer autobuzi apo faturino u donte mik i modh. Rroga nuk ishte asgje çfarê bëje me rrotat e autobuzit në linjat Kinosstudio-Kombinat , Stacioni Trenit -Tirana Re,Tiranë- Vore , Bar Sahati -Uzina e tankeve.

Ilir-Demaliaj-SHBA

Shpërthenin truma-truma drejt qëndrës për të shërbyer si AGBV apo falur në “Trungun e kallzimeve” tê shefave dhe marrë detyrat trumat e periferisteve

Ditët e festave apo ndeshjeve të futbollit nga periferite, vinin autobuzat tumllas në mëngjes drejt Tironës më tifozet e Dinamos apo Partizanit. Ne darkë prisnin në stacionin e Bankës si miza në lis për t’u kthyer disa në drejtim të Ures- Brarit, disa për në drejtim të Ponte di (Ura ) Beshiri. Ata që i linte autobuzi deri ne Kombinat, merrnin në këmbë rrugën për tek Ponte di Beshiri në jug-perëndim të Tranës, të tjerët për në veri-lindje për ke Uzina Tankeve disa për në Sauk….

Në këto vajtje-ardhje në autobuzat e linnjave në punë ishin shoferet , faturinot , hajdutët e xhepave, dhe manjaket seksual qe mbështeteshin pas grave dhe gocave, të tjerë ose shkonin për punë ose për “shërbim” kallzim, për hall ankim, per kërkim-pune , për dekorim, për pranim , për provim….

Katnari i nis për në Komitetin e Partise për hall të femijëve për shkollen e larte, e kishin vjedh hajdutnit e xhepave ke Banka. Kur e kuptoj se i kishin vjedh badifokun (portofolin), bertiti, – Ma vodhën ma vodhën, badifokun takfinen, dokumentat…. 250 lekun ne tesrën e partise….!

Githë ky kontigjent autobuzash vajtje -ardhje , ardhje -vajtje, janë hapërda si arrat qe i ka gjujt kaqoli, disa në Parlament , disa në qeveri, hajdutnit e xhepave ne gjykata e prokurori, shumë nëpër botë.

Ky kontigjent sot në vend të bukës mbështjell me gazeten Bashkimi, apo Zëri Popullit me domoten e djathin ku përtypnin dhe gërmat e shtypshkronjës me fjalimet e pleniumeve qe njisnin ne domate apo specat e fergu, sot kanë Lop- Top or I-Phone. Sot nuk mundohen nëper autobuzat e linjave, sot më kollare në profil të FB si ministra të qeverise se radhës dhe deri president, promovojnë veten Anëtar I Akademise Shkencave të Diasporës, prof, doktor, filozof, këngëtar më famë ndërkontinentale, shkrimtar i shpërthyer në të gjitha gjuhët e botës, Master, Phd në shkencat ekzakte, piktor I përmasave gjeniale, bariton, saksofon me timon pa timon . . . Njësoj si dikur kur mbërishin në stacion. . . Sot përpara derës së zyrave të Welfare , ndihmave sociale . . .

O sa mirë më qenë shqiptar!


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera