» Integrimi në BE, “Euronews”: Zbehen ëndrrat e Shqipërisë. Eksperti: Si duhet ta bindë Francën

Integrimi në BE, “Euronews”: Zbehen ëndrrat e Shqipërisë. Eksperti: Si duhet ta bindë Francën

“Ëndrrat për të hyrë në Bashkimin Evropian mund të zbehen për Shqipërinë pasi vendet si Franca dhe Hollanda qëndronë ftohtë kur vjen puna tek zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor pavarësisht thirrjes së Komisionit Evropian që të fillojë procesi i pranimit”.

Kështu e nis shkrimin e saj sot, Euronews në online, teksa ka shkeputur edhe disa fjali që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thene per intervisten qe dha javen e kaluar per Euronews.

“Kryeministri Edi Rama shprehu zhgënjimin për situatën, duke i thënë Euronews javën e kaluar: “Ne duhet të përballemi me atë që gjithnjë e më shumë po rritet, vendimmarrja e Këshillit nuk bazohet në atë që bëjmë, në atë që vende si ne bëjnë, por në situata të brendshme ose dinamika të brendshme politike në vendet e ndryshme anëtare”, kujton Euronews fjalet e kreut te qeverise.

Eksperti politik, Florian Bieber tha per median e huaj se, në rastin e Francës, ekziston një skepticizëm i përgjithshëm midis elitave për zgjerimin e BE.

“Unë mendoj se ka një ndjenjë midis elitave që zgjerimi i mëparshëm ishte një gabim dhe se minon ndikimin francez në BE,” tha ai. “Në këtë kuptim, ekziston një skepticizëm i përgjithshëm drejt zgjerimit.”

 

773x435_cmsv2_7ef6bcd4-e302-5173-96c7-9dbe331ac54f-4083872

 

“Franca është pikëpyetja më e madhe”, vuri në dukje Bieber. “Mund të jetë e gatshme të pranojë Maqedoninë e Veriut, por unë mendoj se kjo do të thotë që Shqipëria nuk do të ecë përpara, të paktën për momentin.”

“Mosmarrëveshjet dhe konfrontimet e brendshme të Shqipërisë midis partisë në pushtet dhe opozitës minojnë aftësinë e Shqipërisë për ta bërë çështje anëtarësimin e tyre”, tha Bieber.

Për Bieber, mënyra më e mirë që këto vende mund ta bindin Francën se ata kanë ndryshuar është të përpiqen ekstremisht në zgjidhjen e ceshtjeve te sundimit të ligjit dhe çështjeve të korrupsionit me shpresën për të bindur qeverinë franceze për ndryshimet ose për të krijuar një ndikim në BE, “në mënyrë që të tjerat vende anëtare t’i bëjnë presion Francës “.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera