» VIDEO/ “Neymar, bir k***e”, tifozët e Paris SG sulmojnë brazilianin

VIDEO/ “Neymar, bir k***e”, tifozët e Paris SG sulmojnë brazilianin

Paris SG tregoi menjëherë se do të jetë sërish favoriti kryesor dhe skuadra për t’u mundur në sezonin e ri të kampionatit francez. Parizienët u nisën me fitoren e pastër 3-0 kundër Nimes, ndërsa yjet e formacionit të Thomas Tuchel, si Cavani, Mbappe dhe Di Maria sfumuan çështjen më të nxehtë të verës që mban emrin e Neymar. Por fitorja e skuadrës nuk e zbuti aspak irritimin e tifozëve vendas, që gjatë gjithë sfidës me pankarta dhe kore sulmuan ashpër sulmuesin brazilian, që kërkon me çdo kusht largimin drejt Spanjës, ku e presin Real Madrid dhe Barcelona.

Sa I përket ndeshjes, Paris SG dominoi në fushën e lojës, ndërsa mbylli në epërsi pjesën e parë, falë golit të shënuar me 11-metërsh nga Edison Cavani në minutën e 24-rt. Me rikthimin në fushë për fraksionin e dytë të sfidës, Kylian Mbappe dyfishoi shumë shpejt rezultatin.

Fitorja e kampionëve në fuqi të Ligue 1 u arshivua nga Di Maria. Argjentinasi shënoi golin e tretë për parizienët në minutën e 69-të. Me këtë sukses, Paris SG i ka treguar shumë shpejt të gjithë rivalëve se me apo pa Neymar, nuk do ta dorëzojë lehtë titullin kampion në Francë.
(bw)


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera