» Parashikimi i horoskopit, datë 12 gusht 2019

Parashikimi i horoskopit, datë 12 gusht 2019

DASHI
Jeta në çift do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Të dy me
partnerin do tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me
njëri-tjetrin. Me financat do keni disa probleme.

DEMI
Heshtja gjatë kësaj dite do jetë armiku kryesor i lidhjes suaj.
Keni shumë nevojë për dialog me njëri-tjetrin, të ndani
entuziazmin, mërzitjet, pasionin. Kujdes nga influenca e Mërkurit
në sektorin e financave.

BINJAKET
Sektori i dashurisë së çifteve nuk do të influencohet nga asnjë
planet dhe dita do jetë përgjithësisht ashtu si e kishit
dëshiruar. Situata financiare do ketë një përmirësim të ndjeshëm
gjatë kësaj dite.

GAFORRJA
Marrëdhënia me partnerin tuaj do të përmirësohet mjaft sot dhe ju
do ndiheni mjaft mirë. Në mbrëmje do kaloni edhe disa momente
romantike dhe pasionante. Planetët do të favorizojnë financat.
LUANI
Gjatë kësaj dite do keni përmirësime të jetës suaj në çift. Klima
e ftohtë që mbizotëronte do fillojë dalëngadalë të ngrohet. Nga
ana tjetër do jetë Saturni ai që do iu ndihmojë të rrisni
buxhetin.
VIRGJËRESHA
Tregohuni më të sjellshëm dhe të ëmbël me partnerin tuaj. Mos u
nxitoni me ato që do i thoni sepse edhe vetëm një fjalë mund të
lëndojë shumë. Studiojini mirë financat para se të bëni
shpenzime.
PESHORJA
Falë ndikimit të madh të yjeve, jeta juaj në çift do jetë
harmonike. Dilni për ndonjë darkë sot që ta ndryshoni paksa edhe
rutinën. Financat do fillojnë të ekuilibrohen.

AKREPI
Ata që kanë tashmë një lidhje do tregohen më posesivë dhe mjaft
xhelozë. Bëni shumë kujdes mos e teproni sepse partneri mund të
marrë edhe vendime që nuk do iu pëlqejnë. Financat do përballen
me disa vështirësi.
SHIGJETARI
Marrëdhënia në çift do të karakterizohet nga intoleranca dhe
irritimi. Do doni të dalë e juaja por partnerit nuk do i pëlqejë.
Buxheti do jetë i stabilizuar dhe ju mund të bëni pa frikë edhe
investimet që kishit menduar.
BRICJAPI
Falë ndikimit mjaft pozitiv të Diellit në qiellin tuaj, kjo ditë
do jetë një nga më të bukurat e këtij viti për ju. Përfitoni nga
kjo ditë e mirë dhe në planin financiar për të bërë shpenzimet që
donit sepse nuk do ketë shumë ditë të tilla.
UJORI
Në lidhjen tuaj do mbani më shumë përgjegjësi për veprimet që do
bëni dhe do i pranoni edhe fajet. Ju që jeni munduar të ruani
ekuilibrin financiar do të gëzoheni, ndërsa ata që nuk kanë
kursyer fare do kenë probleme të vogla.

PESHQIT
Ata që jetojnë në çift do ndihen gati të lënë pas lirinë prej
beqari dhe të mendojnë të vendosin një unazë në gisht. Ka mundësi
që partneri t’iu bëjë një propozim interesant. Situata financiare
do fillojë të konsolidohet.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera