» Man. utd shkatërron Çelsin në javën e parë të kampionatit

Man. utd shkatërron Çelsin në javën e parë të kampionatit

Mançester Junajtid ka shpartalluar Çelsin me rezultatin 4-0 në supersfidën e vlefshme për javën e parë të Premier Ligës. Debutim i hidhur për Frenk Lampard në stolin e “bluve të Londrës”, në një sfidë që u dominua nga “Djajtë e Kuq”.

Skuadra e Solskjaer gjeti golin e avantazhit, në minutën e 18-të me anë të Markus Rashford, i cili goditi saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke çuar peshë zemrat e tifozëve vendas. Penalltia u fitua nga sulmuesi francez Marsial, pas ndërhyrjes të gabuar të mbrojtësit Zuma.

Ishte radha e francezit Marsial, që në minutën e 65-të, pas një kundërsulmi vrastar, dyfishoi shifrat. “Djajtë e Kuq” nuk u mjaftua me epërsinë e 2 golave, teksa në minutën e 67-të shënoi golin e 3-të me autor Rashford.

Për t’i vendosur kapak kësaj sfide spektakolare, mendoi mesfushori Xhejms, i cili në minutën e 82-të shënoi golin e 4-t për Junajtid.

MANÇESTER JUNAJTID – ÇELSI 4-0

Rashford 18′ (p), 67′, Marsial 65′, Xhejms 82′


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera