» Merr fund dilema për të ardhmen e Coutinhos, ‘dorëzohet’ Barcelona

Merr fund dilema për të ardhmen e Coutinhos, ‘dorëzohet’ Barcelona

Pikëpyetja për të ardhmen e Philippe Coutinhos duket se më në fund po gjen një përgjigje. Ylli brazilian i futbollit lidhej me një largim të mundshëm nga “Camp Nou”, pasi sezonin e kaluar nuk arriti të bindte trajnerin Valverde, por as tifozët e skuadrës.Emri i Coutinhos ishte pjesë e thashethemeve për një shkëmbim të mundshëm me Neymar JR, por lidhur me këto nuk pati asnjë lëvizje konkrete.

“Marca” së fundmi raporton se Barcelona do ta mbajë lojtarin, të paktën deri në janar.Katalanasit ishin të hapur ta shesin lojtarin, por drejt tij nuk pati oferta bindëse, kështu që kampionët e La Ligës janë “dorëzuar” për shitjen e tij. Coutinho do të ketë telashe për të fituar një vend në formacion, pasi ka konkurrencë të fortë me emra si Griezmann, Dembele, Arthur e De Jong.

360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera